Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Surprizat e Topit të Artë, Kejni fitues dhe disa favoritë të harruar

Diskutimet rreth “Topit të Artë 2026” kanë rikthyer vëmendjen e mediave, pasi “France Football” publikoi votimet e 100 gazetarëve nga e gjithë bota, së bashku me disa surpriza të mëdha.

Harry Kane dhe votat e papritura

Trofeu u fitua nga Harry Kane. Sulmuesi anglez prej javësh përflitej si favorit kryesor bashkë me Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal, por kishte nga ata që nuk e kishin fare në llogaritë e tyre.

Për shembull, gazetarët që përfaqësonin Meksikën dhe Bregun e Fildishtë duket se kishin parë një tjetër futboll gjatë vitit të fundit, pasi e lanë jashtë listës së votimit të tyre Harry Kane. Pra nuk i dhanë asnjë pikë sulmuesit anglez të Bayern Munich.

E çuditshme, por e vërtetë.

Por të njëjtin fat patën edhe dy yjet e tjerë të futbollit, që gjithashtu u prezantuan si pretendentë në ceremoninë që u zhvillua në Londër më 26 tetor.

Mbappe, Yamal dhe zgjedhjet e gazetarëve

Kështu, gazetarët që përfaqësonin Ukrainën, Greqinë dhe Skocinë nuk vlerësuan me asnjë pikë sulmuesin e Real Madrid. Ndoshta nuk e dinin që Mbappe ishte shënuesi më i mirë i “Botërorit 2026” dhe edicionit të fundit të Champions League.

Ky diskutim vlen më shumë për gazetarin e Greqisë, që përveç Mbappe la jashtë listës së tij të pikëve edhe Lamin Yamal. Për yllin e Barcelonës, fitues i La Liga dhe Botërorit të fundit nuk votuan gjithashtu gazetarët e Kroacisë, Kamerunit dhe Bjellorusisë.

Votimi për “Topin e Artë” bazohet në tre shtylla, performancën personale, atë me skuadrën dhe trofetë si dhe ndikimin në fushë dhe fair play. Por kjo nuk i pengon gazetarët sportivë votues të shtojnë edhe pëlqimet personale, ose si në rastin e fundit “inatet” e tyre.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha