Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Rita Ora zbulon tatuazhin e ri në shpinë me një fjalë dhe zemër

Këngëtarja shqiptare e njohur në mbarë botën, Rita Ora, i ka shtuar edhe një tatuazh tjetër koleksionit të saj, duke zgjedhur këtë herë një mbishkrim që shtrihet përgjatë boshtit të kurrizit.

Tatuazhi i ri përmban fjalën “Baby”, e cila shoqërohet nga një zemër e vogël.

Artistja e ka prezantuar këtë detaj te ndjekësit e saj, duke tërhequr vëmendjen me këtë zgjedhje të thjeshtë, por mjaft simbolike.

Rita Ora dhe kuptimi i panjohur i tatuazhit

Deri tani, Rita nuk ka bërë të ditur nëse fjala “Baby” mbart ndonjë kuptim të veçantë për të, nëse ka lidhje me ndonjë pseudonim personal apo nëse bëhet fjalë thjesht për një zgjedhje estetike./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha