Tirana në basketboll për femra kryeson e vetme Superligën pas ndeshjeve të raundit të katërt. Bardheblutë fituan lehtësisht 62-58 kundër Vllaznisë në Shkodër, në një ndeshje të kontrolluar nga kryeqytetaset, të cilat u shkëputën 39-23 pas pjesës së parë. Sonier dhe Maddox me nga 17 pikë secila u dalluan për Tiranën, duke bërë të pavlefshme 26 pikët dhe 10 rebound-et e rreshpja për vendasit.
Flamurtari dhe Partizani fitojnë
Pa probleme fitoi Flamurtari kampion, që në fushën e tij mundi thellë 87-52 debutueset e Sopoti Eagles, ndeshje në sens unik. Diferencat u rritën nga perioda në periodë, duke e bërë të lehtë suksesin e vlonjateve, ku u dallua Jacobsson, autore e 20 pikëve. Gledia Pulaj me 25 pikë ishte shënuesja më e mirë për Sopotin, por që mbetën për statistikë.
Më interesant derbi i kryeqytetit midis Studentit e Partizanit, fituar nga të “kuqtë” 80-71. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, mbyllur 42-35 për Partizanin, që më pas u shkëput dhe arriti të dominojë në fushë, duke e merituar fitoren. Spahiu realizoi 30 pikë për Studentin, por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa për Partizanin u dallua Gligic, që realizoi 29 pikë.
Superliga-Femra, java e 4-t
Flamurtari – Sopoti Eagles, 87-52
Vllaznia – Tirana, 58-62
Studenti – Partizani, 71-80
Renditja: Tirana 8 pikë, Flamurtari 7 pikë, Vllaznia 6 pikë, Partizani 6 pikë, Studenti 5 pikë, Sopoti Eagles 4 pikë.
Burimi: telesport.al