Megan Fox është kthyer në një figurë mistike sirenash për festën e Halloween-it, duke ndarë në Instagram një sërë fotografish me një pamje të guximshme dhe misterioze.
Pamja e Megan Fox për Halloween
Aktorja 40-vjeçare u shfaq në ujëra të errëta, nën dritën e hënës, me një pjesë të sipërme argjendi dhe një bisht sirene në nuanca gri.
Pamjen e plotësonin gishtat me membrana, thonjtë e gjatë dhe gurët dekorues në fytyrë, shkruan DailyMail.
Fotografitë u shoqëruan me një mesazh misterioz, përmes të cilit Megan la të kuptohej se kënga e sirenës ishte një kurth dhe deti ishte varri i viktimave të saj.
Jeta personale e aktorës
Ndërkohë, në jetën personale, aktorja thuhet se nuk është e interesuar të rikthehet te marrëdhënia me ish-partnerin e saj, Machine Gun Kelly.
Të dy, të cilët kanë së bashku vajzën Saga, thuhet se komunikojnë vetëm për çështjet që lidhen me rritjen e saj.
Burimi: www.kosovarja-ks.com