Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, po kalon kohë në jetën e natës së Los Angelesit, ku është parë në shoqërinë e një prej personaliteteve më të njohura të rrjeteve sociale.
Londrim Mekaj dhe Dixie D’Amelio
Bëhet fjalë për Dixie D’Amelio, yllin amerikan të TikTok-ut, e cila ka dhjetëra milionë ndjekës në platformat sociale.
Londrimi ka postuar një video në InstaStory, ku shfaqet pranë saj gjatë një feste, duke e etiketuar dhe duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin “A sweet HEART”, bashkë me një zemër të bardhë.
Për ata që nuk e njohin, Dixie është motra e Charli D’Amelio, një prej figurave më të mëdha të TikTok-ut. Përveç suksesit në rrjetet sociale, ajo ka ndërtuar edhe një karrierë muzikore, me bashkëpunime me artistë si Liam Payne dhe Wiz Khalifa.
Nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova te festat në Los Angeles, Londrimi vazhdon t’u ndajë ndjekësve momente nga përditshmëria e tij, këtë herë në shoqërinë e një ylli me famë ndërkombëtare. /Prive By LS
Burimi: privebruto.com