Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës para zyrës së tij

Protesta kundër qeverisë vazhdoi me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, ku demonstruesit u pozicionuan poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke shtuar trysninë e thirrjeve kundër tij dhe ekzekutivit.

Thirrjet gjatë tubimit

“Poshtë diktatura” dhe “Dorëheqje” ishin ndër parullat e dëgjuara gjatë tubimit, ndërsa protestuesit iu drejtuan edhe Policisë së Shtetit, duke thirrur “Polici e krimit”, një referencë edhe ndaj dhunës së efektivëve ndaj pjesëmarrësve.

Një tjetër thirrje e përsëritur nga turma ishte “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, ndërsa qytetarët vijuan të kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

Masat e policisë

Policia ndërmori masa duke “zbrazur” bulevardin nga automjetet.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha