Real Madridi ka shënuar fitoren e katërt radhazi në La Liga. “Los Blancos” triumfuan në transfertë 0-3 kundër Racing Santander, në ndeshjen e javës së 11-të.
Reali kalon shpejt në avantazh
Madrilenët kaluan në epërsi që në minutën e 11-të, kur Kylian Mbappe ishte i saktë nga pika e penalltisë, pas një faulli brenda zonës nga mbrojtësi i Santanderit, Matteo Prati, ndaj Mbappes.
Në minutën e 22-të, Jude Bellingham tregoi klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur, pas asistit të Arda Guler. Në minutën e 36-të, Yan Diomande shënoi golin e tretë për madrilenët, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Pjesa e parë nuk solli asnjë histori për vendasit, ndërsa Real Madridi dominoi në çdo aspekt, si në lojë ashtu edhe në rezultat. Pjesa e parë u mbyll 0-3 për Real Madridin.
Rezultati mbetet i pandryshuar
Në pjesën e dytë, madrilenët administruan në mënyrën e duhur rezultatin dhe shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Real Madridi fitoi 0-3 dhe mban vendin e tretë me 27 pikë, një pikë më pak se Atletico Madridi i vendit të dytë dhe tre pikë më pak se Barcelona kryesuese.
Burimi: telesport.al