Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Liria e vërtetë nis kur njeriu nuk varet nga pasuria

Thënie nga Platoni

Liria dhe vetëkontrolli

Të jesh i lirë do të thotë ta kesh në dorë jetën tënde dhe të mos varesh nga pasuria.

Nëse njerëzit flasin keq për ty, jetësó në një mënyrë të tillë që askush të mos ua marrë seriozisht fjalët.

Mjafton një orë lojë për të mësuar më shumë për një person sesa një vit i tërë bisedash.

Vlera e një burri matet me mënyrën se si e përdor pushtetin.

Injoranca është themeli i të gjitha të këqijave.

Nevoja është nëna e të gjitha shpikjeve.

Kurrë mos e dekurajoni dikë që përpiqet dhe përparon, sado ngadalë qoftë.

Fillimi është pjesa më e rëndësishme e çdo punë.

Cilësia më e mirë e një prijësi është të mos dëshirojë të bëhet prijës.

Të jesh guximtar do të thotë të dish se nga çfarë nuk duhet të kesh frikë.

Ndëshkimi për mospjesëmarrjen në politikë është të përfundosh duke u qeverisur nga njerëz inferiorë.

Dituria, sjellja dhe natyra njerëzore

Një njeri i mençur flet kur ka diçka për të thënë, kurse budallai flet sepse ka gjithmonë diçka për të thënë.

Ekzistojnë tri kategori njerëzish: ata që janë të dashuruar me dijen, ata që janë të dashuruar me nderin dhe ata që janë të dashuruar me përfitimin.

Sjellja e njeriut buron nga tri arsye: dëshira, emocioni dhe dija.

Fitorja më e madhe dhe më fisnike e njeriut është kontrolli mbi vetveten.

Pasuria më e madhe për një njeri është të jetojë i kënaqur me pak.

Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje për të qenë të përgjegjshëm, ndërsa njerëzit e këqij do të gjejnë gjithmonë një rrugëdalje për t’iu shmangur ligjit.

Vendimi i mirë nuk bazohet te numrat, por te dija.

Të gjithë njerëzit janë nga natyra të barabartë. Janë krijuar nga e njëjta baltë dhe nga i njëjti Zot. Megjithatë, ne mashtrojmë veten, sepse para Zotit, si i varfri, ashtu edhe mbreti janë njëlloj të çmuar.

Dituria është ushqim për shpirtin.

Gurët më të mëdhenj nuk qëndrojnë mirë pa gurët më të vegjël.

Dinaku nuk është gjë tjetër veçse imituesi më i ulët i zgjuarsisë.

Vdekja nuk është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë njeriut.

Ai që bën padrejtësi është gjithmonë më fatkeq se ai që e vuan atë.

Nëse një njeri e neglizhon edukimin, ai do të ecë çalë deri në fund të jetës së tij./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha