Më 1 nëntor 1903, në Charlottenburg të Gjermanisë, ndërroi jetë historiani, juristi dhe arkeologu klasik Theodor Mommsen, i njohur për hulumtimet e tij mbi historinë e Romës antike.
Theodor Mommsen: karriera akademike dhe politike
I lindur më 30 nëntor 1817 në Garding, Mommsen studioi drejtësinë dhe shkencat klasike, ndërsa më pas ndërtoi një karrierë akademike dhe u përfshi edhe në jetën politike. Në vitin 1858 mori katedrën e historisë së lashtë në Universitetin e Berlinit dhe u bë anëtar i Akademisë Prusiane të Shkencave.
Vepra kryesore dhe Çmimi Nobel
Një nga veprat e tij më të njohura është “Historia e Romës”, për të cilën në vitin 1902 u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi. Ai njihet gjithashtu për kontributin në studimin e mbishkrimeve latine përmes veprës “Corpus Inscriptionum Latinarum”, ku përfshihen edhe mbishkrime nga provinca romake e Illyricum-it.
Mommsen vdiq në moshën 85-vjeçare, duke lënë një kontribut të rëndësishëm në studimin e historisë dhe qytetërimit të Romës së lashtë./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com