Real Madridi dhe Barcelona ndajnë të njëjtin synim për merkaton e ardhshme. Të dy gjigantët e La Ligës po synojnë të përforcojnë krahun e djathtë të mbrojtjes dhe kanë vënë në shënjestër Pedro Porro-n e Tottenhamit.
Pedro Porro dhe dëshira për t’u kthyer në La Liga
Në një intervistë të dhënë disa ditë më parë për emisionin “El Larguero” të Cadena SER, Pedro Porro shprehu dëshirën e tij për t’u rikthyer në La Liga. Kur u pyet se cilën skuadër do të zgjidhte nëse si Real Madridi ashtu edhe Barcelona do t’i ofronin një kontratë, ai u përgjigj: “Dua të kthehem në La Liga, kaq kam për të thënë”.
Vlera e Porro dhe konkurrenca në merkato
Porro është nën kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2031 dhe vlera e tij në treg llogaritet mbi 50 milionë euro. Pas betejës për Rodri-n, do të kemi një tjetër “El Clasico” në merkato për një tjetër kampion bote si Pedro Porro.
Burimi: telesport.al