Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Kaos me VAR në Serie A, Venezias i anulohet penalltia dhe ofendimi seksist ndaj arbitres

Kryetari i arbitrave në Serie A italiane ishte dëshmitar i një ndeshjeje mjaft të diskutueshme dhe plot polemika. Bëhet fjalë për sfidën mes Comos dhe Venezias, e cila u gjykuar nga arbitrja Maria Sole Ferrieri Caputi, e cila përjetoi një moment shumë të vështirë.

Momenti i diskutueshëm në minutën e 30-të

Gjithçka u regjistrua rreth minutës së 30-të, kur rezultati ishte 0-0 dhe arbitrja fillimisht akordoi një penallti për skuadrën e Venezias, por më pas e ktheu vendimin pasi verifikoi episodin në monitor. Ferrieri Caputi, e cila ishte në ndeshjen e saj të parë që gjykonte në Serie A, kishte sanksionuar me të drejtë një prekje të topit me dorë në kufi të zonës nga ana e Milla, një top që erdhi pas një kontrasti me Da Cunha dhe Busio.

Futbollisti spanjoll, me krahun e majtë të shkëputur nga trupi, frenoi lëvizjen e topit. Pas fërshëllimës së arbitres, nisi një verifikim i gjatë i episodit në sallën VAR në Lissone, që përfundoi me thirrjen e Caputit para monitorit. Në një moment, ndjesia në tribuna për një prekje të topit me dorë që dukej se ishte e pastër, ishte se dyshimi qëndronte te pika e saktë ku ndodhi ky episod, brenda apo jashtë zone. Por komunikimi i arbitres përgënjeshtroi gjithçka: «Futbollisti i Comos nuk ka kryer asnjë faull, vendimi përfundimtar; nuk ka penallti». Një gabim ky, duke qenë se Milla jo vetëm që e kishte krahun e hapur, por edhe e kërkoi topin. Edhe vetë Cesc Fabregas në konferencën për shtyp foli për episodin me sportivitet, teksa tha: «Mua m’u duk top i prekur me dorë qartë, në fakt u ktheva nga pankina dhe bërtita “është penallti”. Më pas më thanë se Milla nuk e lëvizi krahun, por se po përpiqej ta mbante të hapur larg trupit. Ky është interpretimi që më dhanë, por po e përsëris, përshtypja ime e parë ishte për penallti të pastër. Por personat më profesionistë se unë në këtë fushë më dhanë këtë version. Me siguri do të shkoj ta shoh më pas» – ishin fjalët e Fabregas. Ndërsa Davide Nicola ngriti më shumë akuzat tek gjyqtarët e sallës VAR. «Për mendimin tim arbitrja bëri shumë mirë, nuk kuptova se çfarë ndodhi më vonë. Por për këtë do të duhet të përgjigjet AIA» – tha Nicola.

Reagimet pas ndeshjes

Në fund të ndeshjes, kryetari i Arbitrave Orsato u duk se ishte kundër vendimit përfundimtar. Edhe Ferrieri Caputi pati fajin e saj, se ndoshta nuk diti t’i qëndrojë vendimit të saj të parë, por peshën më të madhe të gabimit e mbajnë dy arbitrat në Lissone, Cosso e Giua, që e thirrën gjyqtaren para monitorit për të marrë këtë vendim që dukej i papajtueshëm. Ndërkohë që në sfond u dëgjuan edhe fraza seksiste: «Shko të gatuash makarona me salcë apo të pastrosh me fshesë me korrent», komente këto të izoluara që u bënë nga persona pranë studios së Dazn dhe që ishin krejtësisht të papërshtatshme.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha