Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Aksident në Shkodër, 27-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe vret këmbësoren

Një grua 67-vjeçare që po ecte në këmbë ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në zonën e njohur si “Ura e Bahçallëkut”, në Shkodër.

Aksidenti në Shkodër

Nga të dhënat fillestare, dyshohet se një makinë e drejtuar nga një shtetase 27-vjeçare me inicialet B. P. ka humbur kontrollin, ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.

Për shkak të përplasjes, ka humbur jetën këmbësorja 67-vjeçare me inicialet E. B., e cila në atë moment po ecte në trotuar.

Hetimet e policisë

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha