Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Osmani pas humbjes në Elbasan: duhej fituar ky duel

Laçi u largua pa asnjë pikë nga ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena”, edhe pse bardhezinjtë kaluan fillimisht në avantazh ndaj Elbasanit në transfertë. Trajneri i kurbinasve, Qatip Osmani, u paraqit përballë gazetarëve pas humbjes së fundit.

Qatip Osmani pas humbjes

“Meritonim më shumë. Theksoj gabimin e mbrojtësit të majtë që ndikoi në ndeshje. Në pjesën e dytë, për 15-20 minuta ishim disi të konfuzë”, deklaroi Osmani.

“U përpoqëm të luanim dhe të finalizonim aksionet që krijuam, por nuk ia dolëm. Ky është futbolli. Me zëvendësimet, ideja ishte përqendrimi i lojës”, përfundoi trajneri i Laçit.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha