Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Pse studentët nuk po krijojnë lëvizje politike, përgjigjet Paola Pesjaka

E ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, aktivistja Paola Pesjaka u pyet nëse mund të krijohej një lëvizje politike, duke u nisur edhe nga fitorja e listës studentore në Serbi.

Pozicioni i aktivistes për një lëvizje studentore

Sipas saj, është ende herët për të diskutuar për krijimin e një lëvizjeje studentore, pasi kjo mund të dobësojë frymën e protestës dhe kërkesat e përbashkëta të pjesëmarrësve, ndërsa e quajti këtë temë delikate.

Ajo theksoi se kërkesa kryesore e protestës është ndryshimi i mënyrës së qeverisjes dhe shtoi se krijimi i një lëvizjeje politike mund të jetë një hap i mëvonshëm, por jo në këtë fazë të protestës.

Kërkesa për ndryshim të qeverisjes

“Kjo temë është delikate. Në shesh ka të rinj, ka studentë, ka grupe të ndryshme, siç ka parti të vogla opozitare, ka të moshuar, kategori të ndryshme që janë mbledhur në shesh për një arsye të caktuar. Kështu që të them se është ende herët për të folur për një lëvizje të mundshme studentore. Pse? Sepse mendoj se do të dobësonte frymën e studentëve për atë që ata kërkojnë. Për momentin, protesta ka një kërkesë kryesore, mes tyre edhe nëntë të tjera. Kërkesa kryesore është ndryshimi i qeverisjes. Pse them qeverisjes dhe nuk them ndryshimi i kryeministrit? Sepse kuptohet sikur ne e kemi personale me Edi Ramën. Ne kërkojmë diçka më të madhe, që është ndryshimi i mënyrës së qeverisjes. Nuk është personale. Ne po flasim për zgjedhje të mundshme parlamentare që do të jenë pas dy vitesh. Prandaj ne kërkojmë ndryshimin e mënyrës së qeverisjes. Situata është delikate, por ajo që i mbledh të gjithë në shesh është se kërkojnë një gjë të përbashkët. Është pak herët për një lëvizje që mund të dalë nga studentët. Patjetër që rasti i Serbisë i dha shumë hov mendimit të njerëzve për krijimin e një lëvizjeje, por ama ne e dimë që përfaqësuesit e lëvizjes studentore në Serbi nuk ishin studentë dhe iu deshën dy vite për t’u konsoliduar. Lëvizja studentore ka qenë një lëvizje që po e bëjnë vetë studentët për t’u përfaqësuar, por jo lëvizje politike”, tha ajo.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha