Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

I plagosur me thikë dy policë gjatë arrestimit në Malësinë e Madhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Malësinë e Madhe, ku një shtetas gjerman ka sulmuar me thikë dy punonjës të Policisë gjatë operacionit për ta neutralizuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Një 27-vjeçar, me inicialet A. Q., ka informuar Policinë se, gjatë udhëtimit me automjetin e tij nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë makinës.

Incidenti kishte ndodhur pranë një pike karburanti, në afërsi të pikës së kalimit kufitar. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë lokalizuar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan.

Sulmi me thikë ndaj dy policëve në Pjetroshan

Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i automjetit ishte një shtetas gjerman 47-vjeçar, me inicialet J. K., i cili ka refuzuar të identifikohet. Gjatë ndërhyrjes së efektivëve për neutralizimin e tij, 47-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, inspektorët S. B. dhe I. S. Dy efektivët e plagosur janë transportuar menjëherë në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia ka arritur të neutralizojë dhe shoqërojë autorin e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në sallën operative të DVP Shkodër, ka njoftuar shtetasi A. Q., 27 vjeç, se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë mbi automjet, në afërsi të një pike karburanti pranë pikës së kalimit kufitar.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan.

Drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi gjerman J. K., 47 vjeç, ka refuzuar të identifikohet dhe, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij, ka goditur me mjet prerës (thikë) dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, inspektorët S. B. dhe I. S., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe shoqëruar 47-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha