Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë dhe bllokojnë blindat me tela

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë dhe bllokojnë blindat me tela
Foto: top-channel.tv

Edhe protesta e sotme në Tiranë u karakterizua nga tensione të ndryshme.

Policia dhe protestuesit patën vetëm disa momente “qetësie”, pasi tubuesit hodhën gurë dhe molotovë në drejtim të forcave të rendit, të cilat u përgjigjën me ujë me presion të lartë.

Rrëzimi i dronit dhe pengesat në rrugë

Një moment që shkaktoi tensione të shtuara ishte rrëzimi i një droni, që dyshohet se i përkiste policisë. Protestuesit duket se kishin një shenjë të qartë dhe arritën ta rrëzojnë dronin që po filmonte sipër tyre.

Ndërkohë, siç shihet në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, protestuesit kanë gjetur një mënyrë tjetër për të ngadalësuar autobotet e ujit të policisë, të cilat përdoren për t’i ndjekur dhe shpërndarë ata. Bëhet fjalë për tela që shpojnë gomat e makinave, të cilët janë hedhur në bulevard.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha