Në vitin 2018, kryeministri Edi Rama deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte në krye të një grupi armiqësor brenda Partisë Socialiste. Rama shkoi edhe më tej, duke paralajmëruar se ata që ai i quajti komplotistë do të përballeshin me pasoja shumë shpejt. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale rikujton atë deklaratë të Edi Ramës dhe zhvillimet që pasuan, fillimisht arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe më pas atë të Erion Veliajt. Të dy ndodhen aktualisht pas hekurave.
Deklarata e Edi Ramës për grupin armiqësor
Edi Rama: Ekziston një komplot në PS, dhe kreu i këtij komploti është kryetari i bashkisë së Tiranës. Tashmë është e qartë se ai është në krye të këtij komploti. Ka të dhëna që tregojnë edhe për një studim shkencor të Monika Kryemadhit për një goditje fatale ndaj qeverisë. Më vjen shumë keq që ju kapa gafil, por jam i detyruar ta pranoj, megjithatë ju siguroj se ky grup armiqësor nuk do të zgjasë shumë. Erion Veliaj mund të dalë në televizion sa të dojë, mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë tek ato pemë do të varet si shembull, që në këtë parti grupet armiqësore do të vazhdojnë të marrin goditje.
Burimi: www.balkanweb.com