Kryeministri Edi Rama ka paraqitur versionin 4.0 të Diellës, i cili vjen me risi të reja.
Në videon e prezantimit paraqiten funksionet e reja që ofron e-Albania me ndihmën e inteligjencës artificiale.
Funksionet e reja të Diellës
“Sot u dakorduam t’ju themi të gjithëve të prezantoheni me fuqitë e reja të Diellës. Shkarkoni aplikacionin dhe e keni e-Albanian plotësisht në shërbimin tuaj, me një komandë të thjeshtë, ‘Diella më bëj shërbimin’, dhe ndërkohë që prisni duke dëgjuar muzikë, Diella punon dhe ju e merrni shërbimin”, u shpreh Rama.
Burimi: top-channel.tv

