Bullgaria zhvillon sot raundin e dytë vendimtar të zgjedhjeve presidenciale, ku përballen kandidatja në detyrë Iliana Iotova dhe ish-kryeministri i përkohshëm Andrey Gyurov.
Iotova është ish-anëtare socialiste e Parlamentit Evropian.
Gyurov është ekonomist me orientim pro-perëndimor, i mbështetur nga krahu opozitar liberal-konservator.
Rezultati i raundit të parë
Në raundin e parë, të mbajtur të dielën e kaluar, Iotova zuri vendin e parë me 34,76% të votave, duke lënë pas Gyurovin me 31,95%.
Zgjedhjet në këtë vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, i pozicionuar në krahun lindor të të dy blloqeve, zhvillohen në hijen e luftës në Ukrainë.
Deti i Zi, me të cilin Bullgaria kufizohet, po kthehet gjithnjë e më shumë në një zonë konflikti për shkak të sulmeve me dronë ndaj anijeve tregtare.
Tensionet në rajon dhe infrastruktura satelitore
Në Bullgari janë vënë në zjarr edhe antena të sistemit “Starlink”.
Ky rrjet komunikimi satelitor luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit rus.
Raundi i dytë pritet të përcaktojë nëse Sofja do të mbështetet më shumë te një orientim i qartë perëndimor – siç sugjeron kandidatura e Gyurovit – apo nëse Iotova do të vazhdojë linjën e përmbajtur të kryeministrit Rumen Radev në zyrën presidenciale./ a.jor.
Burimi: ata.gov.al
