Për të dielën parashikohet një mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu që herë pas here do të shfaqen në trajtë rrebeshi. Pritet që reshjet më të dendura të përqendrohen në Rrafshin e Kosovës.
Era dhe temperaturat
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, duke arritur shpejtësi prej 8 deri në 32 km/h.
Temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë. Vlerat minimale do të luhaten nga 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 10°C. /MeteoKosova/
Burimi: insajderi.org
