Dy ndeshjet e së dielës do të mbyllin javën e 11-të të Superligës së Kosovës. Malisheva do të presë Feronikelin 74, ndërsa Dukagjini do të përballet me Gjilanin në Klinë.
Malisheva synon të ruajë kreun
Ndeshja në stadiumin “Liman Gegaj” fillon në orën 13:00. Malisheva, që kryeson tabelën me 26 pikë, kërkon të mbrojë vendin e parë përballë Feronikelit 74, ekip që ka 11 pikë dhe renditet i shtati. Në takimin e parë mes tyre, të luajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, malishevasit fituan 3-0.
Dukagjini dhe Gjilani në derbin e javës
Në stadiumin “18 Qershori”, Dukagjini dhe Gjilani do të luajnë në orën 17:00, në derbin e javës. Gjilani është i pesti me 18 pikë, një pozicion dhe një pikë mbi Dukagjinin, që mban vendin e gjashtë me 17 pikë. Ndeshja e tyre e parë, e zhvilluar në Gjilan, përfundoi 2-2.
Tri ndeshjet e tjera të kësaj jave janë mbyllur: Ballkani fitoi 4-0 ndaj Drenicës, Prishtina mori tri pikët si mysafire ndaj Llapit me fitore 1-0, ndërsa Drita mposhti Vushtrrinë 3-1.
Burimi: www.albeu.com