UASHINGTON, 1 nëntor /ATSH-ANSA/ – “OpenAI” po përgatit hapjen e një qendre të veçantë operacionale për të mbikëqyrur zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim identifikimin e përhapjes së mundshme të dezinformimit dhe përpjekjeve për të ndërhyrë në procesin zgjedhor.
Qendra e monitorimit të OpenAI
Qendra, e quajtur “Election Operations Center”, pritet të fillojë punën në ditët në vijim dhe do të mbetet aktive deri në përfundimin e numërimit të votave.
“Startupi i Sam Altmanit është i angazhuar për të garantuar që përdoruesit të marrin informacione të besueshme rreth votimit, si dhe për të mbështetur përpjekjet për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve”, deklaroi për “Politico”-n Josh Lawson, drejtuesi i qendrës së monitorimit në “OpenAI”.
Iniciativa vjen në një kohë shqetësimi në rritje rreth inteligjencës artificiale dhe ndikimeve të saj. /Ad.Ab./ a.jor.
Burimi: ata.gov.al