WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që kanë për qëllim ta bëjnë më të thjeshtë menaxhimin e bisedave në grup dhe ndjekjen e mesazheve të rëndësishme.
Filtri “Mentions and replies”
Risia e parë është filtri “Mentions and replies”, i cili do të shtohet në listën e filtrave të bisedave. Ai do t’u mundësojë përdoruesve të shohin vetëm grupet ku kanë mesazhe të palexuara dhe ku janë përmendur drejtpërdrejt ose kanë marrë përgjigje, përfshirë edhe mesazhet që përdorin komandën @all.
Përdoruesit do të mund t’i mbajnë mesazhet e rëndësishme të fiksuara pa afat dhe jo më me filtrin 24 orë, 7 ditë ose 30 ditë.
Shpërndarja e mesazheve dhe statuset e grupit
Shërbimi i tretë do të lejojë shpërndarjen e mesazheve të mëparshme me anëtarët e rinj pasi ata të jenë bashkuar në grup. Mjafton të preket emri i personit brenda bisedës për t’i dërguar mesazhet e fundit.
WhatsApp po prezanton edhe statuset për grupe. Anëtarët do të mund të publikojnë përditësime që shihen vetëm nga pjesëmarrësit e grupit, të cilët mund të reagojnë dhe të shtojnë statuset e tyre. Kohëzgjatja e tyre është 24 orë.
Burimi: lajmifundit.al




