Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Kurti paralajmëron buxhetin 2027 të fokusuar te projektet kapitale

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje zhvilloi një mbledhje gjatë ditës së sotme, në të cilën mori fjalën kryetari i partisë, Albin Kurti.

Fjalimi i Albin Kurtit

Përmbajtjen e fjalimit të tij ai e ndau edhe përmes një postimi në Facebook, ku bëri të ditur se të hënën pritet të miratohet projektligji për buxhetin e vitit 2027. “Të hënën, në mbledhjen e radhës së Qeverisë, pra pasnesër, do të miratojmë projektligjin për buxhetin e vitit 2027. Ky do të jetë një buxhet i projekteve kapitale, i përshpejtimit të rritjes ekonomike dhe i përmirësimit të cilësisë së vendeve të punës. Domethënë, jo vetëm më shumë vende pune, por vende pune me paga më të mira. Bëhet fjalë për buxhetin e rrugëve, hekurudhave dhe digave. Për herë të parë, buxheti për investime kapitale do të kalojë vlerën 1 miliardë euro. Po ashtu, do të ketë buxhet edhe për komunat, me gjithsej 908 milionë euro. Kjo përbën një rritje prej 2/3 në krahasim me buxhetin që kishim trashëguar, dhe kjo rritje vjen falë mbështetjes së vazhdueshme në rritje nga grantet qeveritare”, ka shkruar Kurti, mes të tjerash.

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha