Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Aksident tragjik në Has, humb jetën 46-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krumë, ku ka ndërruar jetë një shtetas i Kosovës. Burri 47-vjeçar po drejtonte një automjet sportiv, i cili u përmbys aksidentalisht në livadhet e fshatit Domaj në Has.

Edhe vëllai i tij, 38 vjeç, ka mbetur i lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Kukësit.

Njoftimi i plotë

Krumë/Informacion paraprak

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, dyshohet se një automjet sportiv është përmbysur aksidentalisht.

Për pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po trajtohet mjekësisht në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha