Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rekord votuesish në Teksas për zgjedhjet e mesmandatit

Teksasi ka regjistruar një pjesëmarrje rekord të votuesve përpara zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit.

Të dhënat e votimit të hershëm

Sipas të dhënave paraprake nga Zyra e Sekretarit të Shtetit, deri të premten, më 30 tetor, 7 410 631 votues kishin hedhur tashmë votat e tyre, duke përfshirë votat personale dhe ato të dërguara me postë.

Ky është niveli më i lartë i pjesëmarrjes i regjistruar ndonjëherë për zgjedhje të mesmandatit në këtë shtet, sipas “Texas Tribune”.

Votuesit e hershëm përfaqësojnë 38,92% të rreth 19 milionë votuesve të regjistruar.

Kjo shifër e tejkalon ndjeshëm atë të zgjedhjeve të mesmandatit të vitit 2022, kur rreth 5,5 milionë persona votuan herët, si dhe të zgjedhjeve të mesmandatit të vitit 2018, kur totali ishte pak më pak se 4,9 milionë.

Pjesëmarrja në zonat urbane

Sipas gazetës “Texas Tribune”, pjesëmarrja ka qenë veçanërisht e lartë në zonat e mëdha urbane, përfshirë qarkun Harris (Houston), qarkun Dallas dhe qarkun Tarrant (Fort Worth), territore të rëndësishme për zgjedhjet e përgjithshme./ a.jor.

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha