Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Bashkim Zeneli ndahet nga jeta, Erion Veliaj kujton mbështetjen në ditët e vështira

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur një reagim prekës për ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit Bashkim Zeneli.

Në një postim të tij, Veliaj shpreh dhembjen për humbjen e mikut të tij, duke vlerësuar kontributin e Zenelit në fushën e diplomacisë dhe politikës, si dhe kujton me mirënjohje aktin njerëzor që ai kishte bërë ndaj tij edhe në periudhat më të vështira të jetës.

Veliaj e përshkruan atë si një mik fisnik dhe një personalitet që do të mbetet gjatë në kujtesën e atyre që patën mundësinë ta njihnin.

Reagimi i Erion Veliajt për Bashkim Zenelin

“Lamtumirë, i dashur Bashkim!

Shqipëria humbi një diplomat par excellence, Partia Socialiste një intelektual brilant, ndërsa unë një mik fisnik, që nuk do ta harroj kurrë.

Edhe në ditët e tij më të vështira, Bashkimi fisnik gjeti kohën dhe kujdesin të më kujtonte, duke më dërguar dy librat e tij të mrekullueshëm. Një gjest njerëzor që do ta ruaj gjithmonë me mirënjohje.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njihnin.

U prehsh në paqe, mik i shtrenjtë!”, shkruan Veliaj.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha