Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Partizani B shkëlqen në transfertë, Vllaznia B fiton në shtëpi

Pesë ndeshjet e javës së gjashtë në Grupin A të Kategorisë së Dytë u luajtën sot, duke filluar në orën 13:30. Vllaznia B, ekipi kryesues i grupit, mundi Naftëtarin me rezultatin 1-0 në stadiumin “Reshit Rusi” në Shkodër.

Vllaznia B dhe Partizani B

Golin vendimtar për shkodranët e shënoi Hotaj në minutën e 45-të. Fitorja më e thellë e ditës ishte ajo e Partizanit B, që mposhti Veleçikun 7-0. Në listën e golashënuesve të ekipit kryeqytetas ishte edhe Rrok Toma.

Tërbuni fitoi 5-0 ndaj Eagle Football, ndërsa Lushnja dhe Basania ndanë pikët pas barazimit 2-2. Erzeni dhe Luzi i Vogël u mbyllën në shifrat 0-0.

Renditja e Grupit A

Në renditjen e Grupit A, pas Vllaznisë B me pikë të plota vjen Gramshi me 16 pikë. Lushnja ka grumbulluar 13 pikë, ndërsa Partizani B renditet me 10.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha