Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Lumbardhi fillon jetë të re në shtëpi të re

Lumbardh Salihu po fillon një kapitull të ri në jetën e tij, dhe këtë herë jo brenda Kosovës!

Fituesi i sezonit të dytë të Big Brother VIP Kosova është transferuar në Kroaci, ku tashmë do të jetojë bashkë me partneren e tij të re.

Të dhënat për këtë lëvizje u shfaqën disa ditë më parë, kur ai postoi fotografi nga Spliti, të shoqëruara me mbishkrimin në anglisht: “Një vend i ri për ta quajtur shtëpi”.

Jeta e re e Lumbardh Salihut në Split

Tani, sipas burimeve të Prive By LS, kjo nuk ishte thjesht një vizitë e shkurtër. Lumbardhi ka vendosur të nisë bashkëjetesën me partneren e tij në Kroaci, pikërisht në pronat që ajo zotëron atje.

Prive By LS kishte raportuar më parë se e dashura e tij është një sipërmarrëse austriake, e përfshirë në disa biznese dhe me pronësi edhe në Kroaci.

Kështu, pas një periudhe të gjatë me shumë udhëtime, Lumbardhi duket se ka marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij personale, duke e zhvendosur përditshmërinë në Split, pranë partneres së tij.

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha