Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Sulmet e Serbisë pas vendimit në Hagë kërkojnë përgjigje të duhur

Sulmet e Serbisë pas vendimit në Hagë kërkojnë përgjigje të duhur
Foto: pressonline.al

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, deklaroi se fillimi i punës së Grupit punues për strategjinë shtetërore të Apelit kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregon se Kosova nuk mund të mbetet pasive përballë proceseve që ndryshojnë historinë e çlirimit të saj.

“Ne do të jemi pjesë e këtij angazhimi me bindjen që e kemi mbrojtur vazhdimisht, UÇK-ja nuk ka nevojë për rehabilitim historik. Lufta e saj ishte luftë për liri. Drejtësia ka për detyrë t’i gjykojë individët sipas provave, pa e shndërruar historinë e çlirimit në objekt të një fajësije kolektive. Serbia duhet ballafaquar me gjenocidin, sulmet e saja pas vendimit në Hagë duhet të marrin përgjigjen e duhur nga Republika e jonë. Kemi para vetes betejë komplekse, na nevojitet bashkërendim, bashkëpunim, bashkëveprim – sot më shumë se kurrë”, tha Rrustemi në seancën e Kuvendit.

Mbledhja konstituive e grupit punues

Grupi punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara ka mbajtur mbledhjen konstituive të martën.

Qeveria më 14 tetor formoi grupin punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në rastin e katërshes së UÇK-së.

Dënimi i katër ish-krerëve të UÇK-së

Më 16 shtator, Specialja në shkallë të parë dënoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin me 81 vjet heqje lirie, për krime lufte.

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha