Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Ndryshimet politike në Serbi, Rashiq tregon pritshmëritë për raportet me Kosovën

Ndryshimet politike në Serbi, Rashiq tregon pritshmëritë për raportet me Kosovën
Foto: pressonline.al

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, deklaroi se e kishte parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi, ku sipas tij lista studentore doli fituese përballë presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë për Tëvë1, Rashiq tha se gjatë javës së kaluar kishte biseduar për zgjedhjet në Serbi edhe me disa ambasadorë, të cilëve u kishte parashikuar një rezultat të favorshëm për listën studentore.

“E kam pritur këtë rezultat. Javën e kaluar, të hënën dhe të martën, kam pasur disa ambasadorë dhe pikërisht u kam thënë se lista studentore do të fitojë me 52.4 për qind, ndërsa Vuçiqi jo më shumë se 40 për qind”, deklaroi Rashiq.

Ai tregoi gjithashtu se për rezultatin e zgjedhjeve kishte biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, të cilit sipas tij i kishte thënë se lista studentore do të merrte mbi 50 për qind të votave, ndërsa Vuçiqi jo më shumë se 40 për qind.

Rashiq flet për mundësinë e njohjes së Kosovës

Gjatë intervistës, Rashiq u pyet edhe për mundësinë që përfaqësuesit e listës studentore në Serbi ta njohin Kosovën.

Ai tha se një zhvillim i tillë nuk mund të pritet menjëherë, por mund të jetë rezultat i një procesi më të gjatë bisedimesh dhe zgjidhjesh strukturore në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Sipas Rashiqit, rëndësi ka edhe respektimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani, përfshirë zotimet për të mos penguar zbatimin e tyre.

“Unë e shoh një derë të hapur. Përveç asaj që nuk e bëjnë njohjen e Kosovës, këtë e di; të tjerat nuk i di. E di se janë paqësorë dhe nuk janë kriminelë. Unë jam i bindur se është më mirë një mijë ditë të bisedohet sesa një ditë luftë”, tha Rashiq.

Ai vlerësoi se vazhdimi i dialogut dhe përpjekjet për zgjidhje paqësore janë të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha