Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Kuçi: Arlinda ishte e pasigurt, kishte dy telefona dhe dokumentoi gjithçka

Kuçi: Arlinda ishte e pasigurt, kishte dy telefona dhe dokumentoi gjithçka
Foto: reporteri.al

Natyra Kuçi, mike e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj me sëpatë, ka deklaruar se Arlinda kishte dokumentuar çdo gjë, përfshirë dhunën dhe takimet me policë e prokurorë.

Dokumentimi i çdo hapi

E ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Kuçi tha se Arlinda kishte ruajtur dokumente në çdo hap, pasi, sipas saj, nuk kishte pasur siguri te institucionet.

“Kur e ka pa çfarë institucione kemi, ka lënë dokument në secilin hap, aq e pasigurtë është ajo. Ka pasur dy telefona, e nuk ka lënë asgjë pa dokumentuar, as dhunën, as takimet me policë e prokurorë. Janë të dokumentuara diku në polici dhe shpresoj që do të bien në duart e njerëzve të duhur”, tha Kuçi.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha