Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Djali i Marcello Lippit flet për problemet shëndetësore

Djali i Marcello Lippit flet për problemet shëndetësore
Foto: telesport.al

Davide Lippi, agjent i futbollistëve dhe djali i ish-trajnerit të kombëtares italiane, Marcello Lippi, tregoi për herë të parë se prej rreth një viti po ballafaqohet me probleme shëndetësore. Në një postim të gjatë në Instagram, ai u shprehu mirënjohje të gjithëve që i kanë qenë afër gjatë kësaj kohe.

“Për tani kam fituar një beteja, por jo luftën. Deri sa të kalojë koha e nevojshme, duhet ta kemi gjithmonë qëndrimin të qëndrueshëm. Të kem përreth njerëzit që më janë më të afërt, që më shprehin dashuri dhe më japin forcën që më nevojitet, ka një rëndësi të madhe për t’i kaluar sfida të tilla, të cilat nuk i kupton plotësisht derisa t’i jetosh vetë.

Vetëm kur ke fatin të rrethohesh nga njerëz që të ndihmojnë të përballosh vështirësitë, mund të shikosh përpara”, shkroi Lippi.

 

 

 

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha