Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Ernest Muçi shkëlqen te Trabzonspor, gazetari turk pyet nëse Besiktas gaboi që e largoi

Ernest Muçi shkëlqen te Trabzonspor, gazetari turk pyet nëse Besiktas gaboi që e largoi
Foto: albeu.com

Ernest Muçi po shfaq te Trabzonspor disa nga cilësitë që nuk arriti ta tregonte plotësisht te Besiktas. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 6 asistime në Superligën e Turqisë, përveç kontributit të tij në Conference League dhe Kupën e Turqisë. Këto paraqitje e bëjnë të pyetet nëse klubi i Stambollit e ka keqkuptuar vlerën e tij, pasi e shiti për 8 milionë euro.

Këtë dyshim e ka shprehur gazetari turk Haldun Domac gjatë një lidhjeje direkte me televizionin “A Spor”. Duke vlerësuar lojën e Muçit me skuadrën e Trabzonit, ai pyeti nëse te Besiktas mendojnë se gabuan kur vendosën ta largonin.

Sipas Domac, ndeshjet tregojnë gjithnjë e më qartë aftësitë e Muçit. Ai organizon lojën, krijon situata dhe u shërben shokëve të skuadrës, ndërsa kur ka mundësi për të shënuar, e tregon cilësinë e tij me këmbën e djathtë, siç ndodhi ndaj Gaziantep.

Besiktas mund të ketë vepruar me nxitim, duke mos i besuar dhe duke mos i dhënë minuta lojë. Te Trabzonspor, Muçi po tregon atë që nuk pati mundësi të shfaqte te ish-skuadra, ndërsa klubi nga Trabzoni nuk ngurroi ta shpërblente me një kontratë të re.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha