Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Komiteti i Helsinkit ngre shqetësime për trajtimin e Veliajt në burgun e Fierit

Komiteti i Helsinkit ngre shqetësime për trajtimin e Veliajt në burgun e Fierit
Foto: top-channel.tv

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka identifikuar disa çështje lidhur me monitorimin e kushteve të paraburgimit të Erion Veliajt në IEVP Fier. KShH kërkon qartësi për arsyet e transferimit, rivendosjen e komunikimeve telefonike dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësime për mënyrën si u krye transferimi i Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit, si dhe për respektimin e të drejtave të tij gjatë qëndrimit në institucionin e ri.

Në deklaratën publike të sotme, KShH njofton se më 30 tetor zhvilloi një mision monitorimi në IEVP Fier. Përfaqësuesit e organizatës takuan Veliajn në mënyrë konfidenciale, inspektuan ambientet ku ai ndodhet dhe biseduan me drejtuesit e institucionit.

Sipas Komitetit, monitorimi evidentoi çështje që lidhen me procedurën e transferimit, kufizimin e komunikimeve me familjarët, dokumentacionin shëndetësor dhe kushtet e sigurisë.

Procedura e transferimit

Një nga shqetësimet kryesore ka të bëjë me urdhrin e transferimit, të cilin monitoruesi i KShH-së e pati mundësi ta shqyrtojë për një periudhë të kufizuar kohe. Në dokument, arsyeja e lëvizjes së Veliajt ishte shprehur në mënyrë të përgjithshme si “për arsye sigurie”,

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha