Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar hartën e re territoriale, sipas së cilës Shqipëria do të ketë 46 bashki. Kreu i shtetit ka dekretuar projektligjin e miratuar nga Parlamenti që në datën 31 tetor, por njoftimi nuk iu dërgua mediave, por u publikua vetëm në faqen zyrtare.
Rreth orës 01:00 të mëngjesit të së premtes, 9 tetor, 85 vota me kartonë jeshil në Kuvendin e Shqipërisë miratuan hartën e re administrativo-territoriale. Pas më shumë se 14 orësh debati, mazhoranca socialiste miratoi reformën që e zvogëlon numrin e bashkive nga 61 në 46.
Zgjedhjet vendore të vitit 2027 pritet të zhvillohen sipas hartës së re, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe bashkimin e tyre me bashki të tjera. Reformën e propozuar nga Partia Socialiste e kundërshtoi opozita, por ajo u kritikua edhe brenda vetë mazhorancës. Deputeti socialist Erion Braçe e kundërshtoi ndarjen e re territoriale, por në fund votoi në favor të saj.
Burimi: lajmifundit.al










