Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, i ka uruar kundërkandidatit të tij nga AKI-ja, Arkin Jahijit, fitoren në zgjedhjet lokale.
Me një shkrim publik, Huseini i ka dëshiruar Jahijit sukses në detyrën e re të drejtimit të komunës, duke theksuar se gara zgjedhore ka përfunduar dhe se qytetarët meritojnë qetësi dhe bashkëpunim.
“Uroj Arkin Jahijin për fitoren në zgjedhje dhe i dëshiroj sukses në përgjegjësinë që merr për drejtimin e Komunës së Bërvenicës. Zgjedhjet përfunduan, por Bërvenica mbetet shtëpia jonë e përbashkët. Pas një gare me shumë emocione, qytetarët meritojnë qetësi, bashkëpunim dhe përkushtim, pavarësisht përkatësisë politike apo etnike”, ka shkruar Huseini.
Urimi i tij vjen pas shpalljes së fitores së Arkin Jahijit në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Burimi: www.gazetaexpress.com










