Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

E hëna me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu në disa zona

E hëna me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu në disa zona
Foto: top-channel.tv

Të hënën, vendi ynë pritet të preket nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Parashikohet një mot me periudha të kthjellëta të ndërthurura me re mesatare deri të dendura, nga mesdita e tutje.

Nga mesdita pritet të shfaqen reshje shiu të përkohshme, me intensitet të ulët, fillimisht në jug, ndërsa më pas do të përhapen gradualisht në pjesën tjetër të vendit. Në jug dhe pjesërisht në qendër, reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave të shkurtra, të shoqëruara me shkarkime elektrike.

Mjegull e dendur pritet gjatë orëve të mëngjesit, si dhe në momentet e reshjeve.

Era pritet të fryjë nga verilindja drejt juglindjes, me shpejtësi mesatare 9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era mund të arrijë deri në 19 m/s. Valëzimi në det pritet të jetë i forcës 3–5 ballë.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha