Lionel Messi udhëhoqi përmbysjen e Inter Miami ndaj New England Revolution, me rezultat 2-1, duke dhënë një asist dhe shënuar golin vendimtar. Argjentinasi e siguroi fitoren në minutën e 83-të, me një goditje të kryqëzuar me të majtën, pas pasimit të venezuelianit Telasco Segovia.
Me këtë gol, Messi arriti shifrën prej 26 golash këtë sezon në MLS. „Një moment tjetër magjie nga Messi”, shkroi klubi në X. Më herët, meksikani Germán Berterame kishte barazuar me kokë në minutën e 69-të, duke anuluar avantazhin e Dániel Gazdag për vendasit në minutën e 53-të.
Kjo fitore e ngjit Inter Miami në vendin e dytë të Konferencës Lindore me 59 pikë, një më shumë se New England (58), dhe i siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të “Concachampions”, trofeut madhor që ende i mungon Messit.
Çdo gjë për vendin e dytë do të vendoset në javën e fundit: Inter Miami përballet me Charlotte, ndërsa New England luan kundër Orlando City.
NJË TJETËR MOMENT MAGJIE NGA MESSI! 🪄 https://t.co/VDDjhbFoQs
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) 2 nëntor 2026
Burimi: telesport.al










