Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Valdrin Sahiti zbulon sekretet e suksesit pas punës me yje të Hollywood-it

Valdrin Sahiti zbulon sekretet e suksesit pas punës me yje të Hollywood-it
Foto: lajmifundit.al

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për sekretet që, sipas tij, kanë mundësuar suksesin e tij.

Klientët ndërkombëtarë

Sahiti ka veshur gra të suksesshme të Hollywood-it gjatë viteve, ndër to Beyonce, Jennifer Lopez, Mariah Carey, Nicki Minaj, Cardi B, Kylie Jenner, Khloe Kardashian, Rita Ora, Paris Hilton dhe Bebe Rexha. Sipas tij, ka veshur mbi 30 emra ndërkombëtarë, nga Hollywood-i deri në Lindjen e Mesme.

Kur foli për suksesin e vet, Sahiti tha se ai nisi në momentin kur kufijtë e vendlindjes nuk ishin më kufijtë e ambicieve të tij.

“Jo çdo vendlindje ka hapësirë për mendim të lirë, dhe jo çdo mendim i lirë shndërrohet në ambicie. Mendoj se kam filluar shumë herët, dhe kjo ka qenë një nga fazat kryesore të kalimit të kufijve, atë në ambicie dhe në mendje. Kur e bindha veten se ‘unë mund ta bëj’, e bëra”, tha stilisti.

I pyetur nëse ka pasur buxhet, d.m.th. nëse thjesht ia ka dhënë veshjen yjeve apo ka paguar që ata ta veshin, Sahiti u përgjigj:

“Në standardet e industrisë sonë, realisht nuk besoj që një brand shqiptar, e aq më pak kosovar, të ketë buxhet që mbulon veshjen ose PR direkt në nivelin e high celebrity. Në rastin tim ka funksionuar në mënyrë organike. Në 2017 pata një debutim global, që erdhi falë Instagram-it dhe teknologjisë digjitale. Pra talenti depërtoi, dhe rikthimet e tyre te brendi më pas vërtetuan seriozitetin e tij. Nuk ka qenë e lehtë që brendi të konsiderohet serioz në atë kohë, dhe ende vazhdon të mos jetë plotësisht, sepse vendi nga vjen ka sfida të njohura për të gjithë, nga mosnjohja dhe statusi shtetëror deri te mungesa e pagesave elektronike. Ka qenë dyfish më e vështirë, në biznes dhe në validim.”

Talenti dhe këmbëngulja

Kur u pyet se ku peshon më shumë suksesi, mes talentit dhe këmbënguljes, stilisti u shpreh se konsistenca dhe disiplina janë ato që mbështesin talentin dhe i japin atij formë.

“Besoj fuqishëm në talent. Mendoj se talenti është dhuntia që natyra i jep njeriut, si një shkëmbim për përsosmërinë e tij. Por besoj po aq fuqishëm se këmbëngulja dhe disiplina janë faktori numër një i suksesit. Talenti lindet me ne, dhe jo të gjithë e kanë; është një dhuratë e natyrës, një prekje e Zotit. E kam dëshmuar këtë vetë, përmes ekipit, njerëzve me të cilët kam punuar, kolegëve, këngëtarëve dhe të tjerëve. Kur e vëzhgon, kupton që njerëzit e talentuar nuk janë njerëz të zakonshëm. Por mendoj se konsistenca dhe disiplina janë dy gjërat kryesore që e mbështesin talentin dhe i japin atij formë”, tha Sahiti.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha