Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Dua Lipa drejt festivalit të famshëm të muzikës

Dua Lipa drejt festivalit të famshëm të muzikës
Foto: shqiptarja.com

Dua Lipa pritet në skenën e Coachella-s

Sipas TMZ, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka arritur në fazën përfundimtare të marrëveshjes për pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje muzikore, e cila çdo vit bashkon artistët më të njohur ndërkombëtarë.

Dua Lipa është ndër emrat kryesorë që pritet të performojnë në festivalin e famshëm Coachella në vitin 2027.

Krahas Duas, pritet që në festival të marrin pjesë edhe SZA dhe Tame Impala, të cilët gjithashtu janë afër përfundimit të marrëveshjeve me organizatorët.

Ndërkohë, organizatorët kanë përpjekur të sigurojnë edhe pjesëmarrjen e grupeve BTS dhe Rage Against the Machine, por të dyja e kanë refuzuar ftesën.

Coachella 2027 do të zhvillohet në Indio, në Kaliforni, gjatë dy fundjavave, më 9–11 dhe 16–18 prill, ndërsa lista e plotë e artistëve do të bëhet publike së shpejti.

Edicioni i këtij viti sjell në skenë emra të mëdhenj si Justin Bieber, Sabrina Carpenter, Karol G dhe KATSEYE, duke e konfirmuar edhe një herë Coachella-n si një nga festivalet më prestigjioze të muzikës në botë.

Pjesëmarrja e pritshme e Dua Lipës në edicionin e ardhshëm përbën një arritje tjetër të rëndësishme për artisten shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha