Platforma “Pasqyrë Albania”
Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me ekspertët e AKSHI-t që kanë punuar në konfigurimin e platformës, me qëllim njohjen nga afër të funksionaliteteve dhe të novitetesh që ajo sjell.
Sipas Ramës, “Pasqyrë Albania” është ndërtuar mbi katër shtylla kryesore. Qytetarët do të mund të ndjekin investimet publike dhe progresin e projekteve në zonën e tyre; të informohen për vendimet e bashkive dhe të këshillave bashkiakë; të ndjekin në kohë reale statusin e aplikimeve, shërbimeve dhe ankesave, përfshirë fazat e trajtimit në institucionet përgjegjëse; si dhe të japin mendimin e tyre për projektaktet në konsultim publik.
Kryeministri Rama: Këtu jemi me djemtë e AKSHI-t, të cilët kanë zhvilluar një projekt tjetër shumë të rëndësishëm. Ai lindi si rezultat i reflektimeve pas protestës së madhe të fillimqershorit të flamingove dhe u premtua si një hap përpara në marrëdhënien mes qytetarit dhe shtetit, dhe anasjelltas, për të adresuar një çështje kyçe, ose më saktë “thembrën e Akilit” të kësaj marrëdhënieje: humbjen e ankesës apo kërkesës në labirintin e burokracisë. Përveç kësaj, “Pasqyrë Albania” përmban një sërë elementesh të tjerë që, në sytë e qytetarit, e transformojnë të gjithë shtetin në një dritare të vetme, të arritshme me një klik.
Puna u zhvillua intensivisht dhe tani jemi përballë rezultatit, që së shpejti do ta bëjmë të aksesueshëm për publikun.
Eksperti i AKSHI-t: “Pasqy
Burimi: lajmifundit.al










