Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Vija e kuqe e Shqipëria Bëhet në zgjedhjet lokale, Çela: Individët që abuzuan me pushtetin

Vija e kuqe e Shqipëria Bëhet në zgjedhjet lokale, Çela: Individët që abuzuan me pushtetin
Foto: euronews.al

I ftuar në emisionin “Review” të moderuar nga Greta Topjanaj, Ervis Çela, anëtar i kryesisë së lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, theksoi se kjo forcë politike mban një vijë të kuqe ndaj personave që kanë qenë në pushtet dhe që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga buxheti i shtetit dhe paratë e qytetarëve.

Qëndrimi i Ervis Çelës për bashkimin politik

Çela vuri në dukje se bashkimi politik duhet të ndërtohet mbi një kauzë dhe një parim të përbashkët. Sipas tij, kandidatët për kryetarë bashkish në zgjedhjet e 9 majit 2027 mund të mos jenë përfaqësues të një subjekti të caktuar politik, por figura që qëndrojnë mbi palët dhe që mund të gëzojnë mbështetjen e disa subjekteve politike.

“Ka një vijë të kuqe, jo me njërën parti apo tjetrën parti. ‘Shqipëria Bëhet’ ka një vijë të kuqe me çdo parti dhe çdo individ dhe vijën e kuqe e kemi vendosur me të gjithë ata persona që kanë qenë në pushtet dhe kanë përfituar nga buxheti dhe xhepat e shqiptarëve në mënyrë të padrejtë. Kjo është vija e kuqe. Nëse ne vendosim vijë të kuqe me subjekte, atëherë ne nuk jemi më të rinj me mentalitetin që të themi të bëhemi bashkë për një kauzë. Dhe unë thashë, bashkimi çon në një kohezion për të arritur një qëllim, për parimin dhe jo për individin, për të çuar një person në një post, sepse nuk ndryshon asgjë. Ne po mundohemi që të bëhet ky kohezion i madh, për t’u dhënë një model dhe shpresë qytetarëve që të gjejnë një besim te politika. Nëse kandidatët për kryetar bashkie nuk janë përfaqësues të një subjekti, kjo do të bënte, në gjykimin tim, kohezionin midis të gjitha subjekteve për të zgjedhur një figurë që del mbi palët. Kjo nuk e përjashton rastin që një parti apo tjetra të mos bëhet pjesë e kësaj që ne kemi dëshirë”, tha ai.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha