Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Shpërthen amortizatori i Bottas në 300 km/h, ndalet gara

Shpërthen amortizatori i Bottas në 300 km/h, ndalet gara
Foto: telesport.al

Gara për Çmimin e Madh të Meksikës në Formula 1 u ndal në xhiron e 46-të (nga 71 gjithsej). Një aksident i ndodhur me pilotin finlandez Valtteri Bottas (Cadillac) i detyroi organizatorët ta ndërpresin garën.

Dalja e sigurt e Bottas

Në fundin e drejtëzës, ndërsa po drejtonte me 300 km/orë, amortizatori i përparmë i majtë shpërtheu papritur. Makina u përplas me barrierat mbrojtëse me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar shqetësim te organizatorët.

Fillimisht Bottas nuk reagoi, prandaj organizatorët vendosën të ndalin garën. Më pas, piloti me përvojë konfirmoi se ishte mirë dhe doli vetë nga makina. Megjithatë, ai u shoqërua nga makina e ndihmës së shpejtë.

Renditja e garës

Nuk pati asnjë problem për Bottas, ndërkohë që makinat janë të ndaluara në vijën e bokseve, me Max Verstappen që kryeson para Charles Leclerc dhe Kimi Antonelli. Vetëm i katërti është Lewis Hamilton, i cili e nisi garën nga “pole”.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha