Mbështetja e Merkel për Vincent Kompany
Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka shprehur mbështetjen trajnerit të Bayern Munich, Vincent Kompany. Ajo i ka uruar shërim të shpejtë dhe ka theksuar se është e rëndësishme që ai të marrë gjithë kohën e nevojshme për t’u rikthyer, pa asnjë presion.
Duke folur për “Magenta TV”, Merkel tha se kur mësoi për gjendjen e trajnerit bavarez, ndjeu trishtim. Në të njëjtën kohë, ajo theksoi respektin e madh që ka për punën dhe qëndrimet e tij.
“Në fillim më erdhi shumë keq kur e dëgjova këtë lajm. I uroj shërim të shpejtë dhe shpresoj që ai të ketë kushtet e duhura për të marrë kohën që i nevojitet”, tha Merkel.
Vlerësimi për punën e Kompany-t
Ish-kancelarja vlerësoi gjithashtu mënyrën si Kompany e ushtron profesionin, duke theksuar qëndrimet e tij të qarta kundër diskriminimit dhe çështjeve të tjera. Ajo shtoi se, nëse do të ishte futbolliste, ai do të ishte trajneri me të cilin do të zgjidhte të punonte.
Merkel e krahasoi situatën e Kompany-t me një përvojë personale nga viti 2019, kur, gjatë një ceremonie ushtarake, filloi të dridhej dukshëm. Ajo kujtoi se ky reagim mund të ketë qenë pasojë e tensionit të grumbulluar, pasi kishte humbur nënën e saj dhe në një periudhë kur e dinte se po i afrohej largimit nga posti i kancelares.
“Me siguri Vincent Kompany nuk e zgjodhi vetë të qëndronte në shtëpi, por diçka ndodhi që trupi i tij më në fund tha: Mjaft! E njëjta gjë më ndodhi edhe mua”, rrëfeu Merkel.
Burimi: lajmifundit.al









