Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Ish-kancelarja Merkel kandidon për presidente në Gjermani

Ish-kancelarja Merkel kandidon për presidente në Gjermani
Foto: reporteri.al

BERLIN, 2 nëntor /ATSH-DPA/- Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të marrë pjesë në konventën që do të zgjedhë presidentin e ri të vendit vitin e ardhshëm, si përfaqësuese e partisë konservatore Bashkimi Kristian Demokrat (CDU). Pjesëmarrja e Merkel u raportua nga disa media.

Presidenca është kryesisht një detyrë ceremoniale. Presidentin e zgjedhin të gjithë anëtarët e Bundestagut, domethënë Dhoma e Ulët e parlamentit, bashkë me një numër të barabartë përfaqësuesish të zgjedhur nga parlamentet e 16 shteteve federale të Gjermanisë.

Pasuesi i presidentit aktual, Frank-Walter Steinmeier, do të zgjidhet më 30 janar 2027.

Shtetet federale të Gjermanisë po zgjedhin aktualisht përfaqësuesit e tyre për konventën, ndonëse qeveria e koalicionit të konservatorëve dhe socialdemokratëve të kancelarit Friedrich Merz nuk ka rënë ende dakord për një kandidat.

Ish-kancelarja, e cila do ta përfaqësojë CDU-në në landin verior Schleswig-Holstein, bëri kohët e fundit thirrje që Steinmeier të zëvendësohet nga një grua.

“Në historinë 77-vjeçare të Republikës Federale të Gjermanisë, nuk ka pasur kurrë një grua si presidente federale”, tha Merkel në një intervistë për “MagentaTV”. //a.i/

 

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha