Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Akili dhe Zoja përplasen në BBVK5 për TikTok-un

Akili dhe Zoja përplasen në BBVK5 për TikTok-un
Foto: kohajone.com

Akili dhe Zoja Nushi u përplasën dje, duke shkëmbyer ironi dhe deklarata për njëri-tjetrin. Gjatë debatit, Akili iu drejtua Zojës duke thënë se e kishte parë në transmetime live në TikTok dhe se e dinte kush ishte.

“E kam parë në live në TikTok, e di kush je”, i tha ai. Zoja, nga ana tjetër, kërkoi të dinte se çfarë kishte parë konkretisht në ato transmetime. “Dhe çfarë ke parë në live në TikTok?”, e pyeti ajo.

Akili vazhdoi të shpjegonte përgjigjen e tij, duke përmendur edhe intervistat që Zoja i kishte realizuar kur ishte e angazhuar në televizion. Në përgjigjen e tij u vunë re disa elemente ironie.

“Të kam parë në live, intervista, biseda me të ftuarit. Kur s’e din ti, si ta di unë. Më kujto pak, se kam harruar… por unë të kam parë, të ndjek, jam fans yti, unë vdes për ty, ti je legjendë. Të kam parë kur ke bërë intervista në rrugë, kur ke bërë vox-a”, i tha Akili.

Zoja, nga ana e saj, sqaroi se intervistat e përmendura i kishte realizuar kur punonte në televizion, por insistoi të merrte një përgjigje konkrete për deklaratën e tij lidhur me transmetimet live.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha