Dua Lipa u shfaq me një pamje krejt të ndryshme nga ato që jemi mësuar të shohim në tapetin e kuq të ceremonisë WSJ. Magazine Innovator Awards 2026, e mbajtur të enjten në mbrëmje në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në New York.
Këngëtarja me origjinë shqiptare zgjodhi një model nga koleksioni Vjeshtë 2026 i Chanel Haute Couture, duke u larguar nga stilet e saj të zakonshme. Fustani u dallua për qëndisjet floreale të detajuara, elementët dekorativë dhe teksturën e veçantë, që sollën elegancën klasike të shtëpisë franceze të modës.
Një pjesë me rëndësi në kombinim ishte edhe kapela e madhe, që i dha pamjes një ndjesi retro dhe të kujtonte stilin e Parisit të viteve ’60. Në vend që t’i shmangej estetikës tradicionale të Chanel, Dua Lipa e përqafoi, duke krijuar një paraqitje shumë të veçantë.
Veshjen e plotësoi me vathë diamanti nga koleksioni Bvlgari High Jewellery, një unazë Serpenti Viper, taka të zinj dhe një çantë Chanel. Detaj i pazakontë ishte edhe gjerdani me perla, që këngëtarja e vendosi si byzylyk në kyçin e këmbës.
E dimë, edhe ju jeni dakord: duket yll.










