Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Nis sot hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Kosovë

Nis sot hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Kosovë
Foto: lajmifundit.al

Komisioni i posaçëm hetimor i Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, në orën 11:30, për herë të parë. Qëllimi është shqyrtimi i rrethanave rreth vrasjes së Arlinda Zekajt, 49 vjeçe, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë, Pejë.

Komisionin e drejton Burim Ramadani, ndërsa në të janë përfaqësues të të gjitha partive politike. Komisioni do të hetojë rrethanat që kanë paraprirë vrasjen, si dhe veprimet ose mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.

Arlinda kishte denoncuar në mënyrë të përsëritur dhunën ndaj saj dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet. Ish-kunati i saj dyshohet për vrasjen dhe u arrestua më 27 tetor në Deçan.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha