Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Studentët refuzojnë deputetët e PD, Berisha: Rama i shpërblen

Studentët refuzojnë deputetët e PD, Berisha: Rama i shpërblen
Foto: gazetashqiptare.al

Reagimi i Sali Berishës pas refuzimit të deputetëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pasi studentët refuzuan deputetët demokratë gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Në një deklaratë nga SPAK, Berisha foli me fjalë të forta për persona që, sipas tij, përpiqen të përfitojnë politikisht nga situata dhe të pengojnë mbështetjen për protestën studentore.

“Ata që sillen si korba për të marrë shpërblime nga Rama, si dhe ata që lëshojnë klithma ose marrin agjentë të policisë për bashkëpunim, do të përfundojnë aty ku e kanë vendin, në koshin e letrave”, u shpreh Berisha.

Reagimi i kreut të PD-së vjen pas momenteve të tensionuara gjatë protestës, ku studentët refuzuan praninë dhe përfshirjen e deputetëve demokratë në tubim, duke theksuar karakterin e pavarur të revoltës së tyre.

Pyetjet e gazetarëve dhe përgjigjet e Berishës

Pyetje: Ka një kërkesë masive për largimin tuaj. Ju keni thënë se nga kjo foltore nuk flisni për politikë, por nëse keni një koment?
Ka edhe një listë publike studentore, për herë të parë, ku figurojnë përfaqësues të Partisë Demokratike, të shoqërisë civile dhe emra magjistratësh. Si e vlerësoni?
Sali Berisha: Së pari, kjo kërkesë më nderon shumë. Ajo dëshmon edhe një herë se Sali Berisha është kundërshtari kryesor i regjimit, i pushtetit dhe i zyrtarëve të tij. Ndjehem krenar për këtë.
Them edhe një herë se ndjehem krenar me këtë kërkesë. I them atyre që mbështesin Edi Ramën se nuk jemi ne ata që shërbejnë një pushtet personal. Njerëzit që janë këtu e kanë treguar për botën se kryetarin e zgjedhin vetëm ata dhe askush tjetër.
Partia Demokratike e mbështeti dhe iu përgjigj e para thirrjes së Sindikatave të Pavarura të Universitetit për protestën studentore të datës 13 tetor.
Këto janë dokumente, këto janë fakte, dhe askush nuk mund t’i mohojë.
Partia Demokratike ka strukturat e saj, përfshirë Forumin Rinor, i cili ka degët e veta në universitete. Këto degë, së bashku me të tjera, kanë luajtur një rol të madh në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve të gjithë vendit, para se sindikata të shpallte bojkotin e universitetit. Pra, para shpalljes së bojkotit dhe grevës së universitetit, seksionet dhe organizatat e forumit, në bashkëpunim me të tjerë, kanë realizuar grevën kombëtare të universiteteve dhe pjesës dërrmuese të gjimnazeve.
Kjo protestë është studentore.
Ata që përpiqen ta kapin do të përfundojnë aty ku e kanë vendin, ashtu si ata që, sipas tij, po kërkojnë shpërblime nga Rama. Të rinjtë demokratë dhe populli demokrat do të jenë të gjithë në protestë, pa simbole partiake, sepse ne respektojmë frymën dhe karakterin qytetar.
Ndërsa ata që lëshojnë klithma ose marrin agjentë të policisë për bashkëpunim, do të përfundojnë aty ku e kanë vendin, në koshin e letrave.

Burimi: gazetashqiptare.al

Të fundit Të gjitha